Beqa: Me praninë e Berishës dhe Bashës, nuk ka gjasa për një bashkim të PD-së dhe opozitës

Shqipëria

Beqa: Me praninë e Berishës dhe Bashës, nuk ka gjasa për një bashkim të PD-së dhe opozitës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 21:15
Mentor Beqa

Pedagogu dhe politologu, Mentor Beqa I ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse shkaqet e çarjes së PD-së janë po të nëjtat, si do bëhet bashkimi I PD-së.

Beqa: Nëse shkaqet që kanë cuar në ndarjen e PD-së para dy vitesh nuk ekzistojnë sot më atëherë po mund të flasim për një bashkim të mundshëm.

Por nëse shkaqet janë po të njëjtat atëherë mbi cfarë modalitetesh do ndërtohet ky bashkim?

Arsyeja themelore e carjes së PD-së, është shpallja non grata e berishës dhe përjashtimi i tij nga Basha.

Kjo coi në carjen e madhë të PD-së. Sot nëse Berisha është non grata si do bëhet ky bashkim?

Ne kushtet e pranise se Bashes dhe Berishes nuk shoh gjasa per nje bashkim te PD apo dhe opozites.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat