Po luante me bashkëmoshatarin e tij, të miturit i ndodh e papritura në shkollë

Shqipëria

Po luante me bashkëmoshatarin e tij, të miturit i ndodh e papritura në shkollë

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në fatalitet ka ndodhur këtë të enjte në shkollën "1 Qershori" në kryeqytet, ku dy bashkëmoshtarë tek sa kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, njëri nga ta është dëmtuar lehtë me një mjet prerës, ndërkohë nga policia mësohet se i mituri tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për te sqaruar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.01.2024, në oborrin e shkollës “1 Qershori”, duke luajtur me një bashkëmoshatar, është dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, një 13-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

13-vjeçari tjetër është shoqëruar në komisariat, në praninë e prindërve, për sqarime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat