Tregtonin aparatura që transmetojnë kanale pirate, goditet grupi prej 11 personash! Si u gjurmua aktiviteti i paligjshëm

Shqipëria

Tregtonin aparatura që transmetojnë kanale pirate, goditet grupi prej 11 personash! Si u gjurmua aktiviteti i paligjshëm

Më: 13 janar 2024 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Tre persona janë vënë në pranga, shtatë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim për tregtim të aparaturave dekoder që transmetonin kanale pirate në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë F. L., 55 vjeç, A. M., 50 vjeç, dhe E. B., 70 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. S., 21 vjeçe, E. Hj., 35 vjeç, A. Gj., 43 vjeçe, D. M., 23 vjeçe, G. D., 33 vjeç, G. P., 26 vjeçe, E. T., 21 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, tregtonin në subjektet e tyre tregtare, aparatura dekoder që transmetojnë kanaleve televizive vendase dhe të huaja, dhe për të cilët kërkohet pagesë specifike nga platforma të licencuara zyrtare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, u gjetën 200 aparate dekoderash, të modeleve të ndryshme tokësore dhe satelitore, dhe transmodulari që bënte kontrollin e të gjitha IP-ve të shpërndara pas shitjes së dekoderave, me listën e kanaleve specifike, si dhe gjithashtu bënte gjurmimin në kohë reale të kanaleve, nëpër subjektet e shpërndara.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet se në fokus janë edhe krimet ekonomike, ku përgëzon Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për goditjet kriminale të kësaj natyre.

“Organizimi i veprimtarive ekonomike të paligjshme, të palicensuara, të cilat shmangin detyrimet fiskale ndaj shtetit dhe vjedhin të drejtat e autorit nga operatorë të tjerë të ligjshëm duhet të vijojë të jetë në fokusin e strukturave kundër krimit ekonomik në të gjithë territorin. Rruga e pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon një koordinim edhe më të mirë mes Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese në luftën kundër kundër krimeve ekonomike, evazionit, kontrabandës, krimeve kibernetike, piraterisë etj. Përgëzime Drejtorisë së Policisë Tiranë për fillimin e mbarë të këtij viti në goditjen e aktiviteteve kriminale të kësaj natyre”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat