Berisha: Edi Rama përdori të gjithë institucionet e tij për të kontrolluar me lupë vendime të miat

Shqipëria

Berisha: Edi Rama përdori të gjithë institucionet e tij për të kontrolluar me lupë vendime të miat

Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:06
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë edhe këtë pasdite në një fjalim nga dritarja e banesës së tij, drejtuar simpatizantëve, teksa ndodhet në “arrest shtëpie”.

Berisha është shprehur se Edi Rama përdori të gjithë institucionet e tij për të kontrolluar me lupë vendime e tij, ndërsa theksoi se “gjeti zero”.

Ndër të tjera ai tha se për dy vite u zhvillua një betejë e paparë midis korrupsionit dhe antikorrupsionit të Sali Berishës, duke shtuar se vetë ai kishte deklaruar që nëse gjenin ndonjë provë, do largohej nga politika.

“Në dy vite dhe qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë fakt asnjë provë. Unë qëndrova ne mbrojtje të interesit të këtij vendit”, tha Berisha.

Sali Berisha: I them këto për çdo qytetar, i përsëris dhe njëherë se arma më e fuqishme, arma e të gjitha armëve është e vërteta. Në kohën kur kundërshtova ndarjen e Kosovës, të dy qeveritë së bashku me Vuçiçin lobonin me dhjetëra e dhjetëra milionë euro kundër Sali Berishës.

Por unë vazhdoja me besimin tim te e vërteta, se ajo që po bëhej në Kosovë ishte një nga padrejtësitë e dyta të mëdha ndaj kombit shqiptar. Ajo përbënte një nga aktet më madhore korruptive. Edi Rama përdori të gjithë institucionet e tij për të kontrolluar me lupë me qindra vendime të Sali Berishës. Me qindra urdhra të tij dhe mijëra. Dhe gjeti zero.

Dy vite më parë u zhvilluar një betejë e paparë midis korrupsionit dhe antikorrupsionit të Sali Berishës. Gjithnjë i hapur dhe i sinqertë duke deklaruar se një dokument, një fakt apo një prove të vetëm po gjetët, Sali Berisha largohet nga politika. E patë që në dy vite dhe qeveritë më të fuqishme të botës nuk nxorën asnjë fakt asnjë provë. Unë qëndrova ne mbrojtje të interesit të këtij vendit, qe e duan shumë partnerë, por kurrë më shumë se ju dhe Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat