Policia sekuestron arsenal armësh në Fier, përfshirë 1 mitraloz e bomba dore

Shqipëria

Policia sekuestron arsenal armësh në Fier, përfshirë 1 mitraloz e bomba dore

Më: 19 janar 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë sekuestruar këtë të premte një tjetër arsenal armësh zjarri.

Municioni luftarak u gjet pas arrestimit më herët të një 30-vjeçari, të cilit iu gjetën 2 pistoleta, një në makinë dhe një në banesë.

Pas kontrollove të imtësishme në një ambient tjetër në pronësi të këtij shtetasi, policia gjeti një arsenal të madh armësh përfshirë dhe një mitraloz dhe 2 bomba dore, si dhe munision luftarak.

Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Armët e sekuestruara:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;

-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;

-1krëhër automatiku;

-2 bomba dore (granata difensive);

-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;

-1 pistoletë gjurmëlënëse;

-2 radio si të Policisë;

-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;

-5 celularë;

-1 GPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat