Denoncimi i Rithemelimit: Si i përfitoi ish-administratori i UKT Durrës 30 mln euro para publike të shqiptarëve

Shqipëria

Denoncimi i Rithemelimit: Si i përfitoi ish-administratori i UKT Durrës 30 mln euro para publike të shqiptarëve

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:11
Denoncimi i Rithemelimit: Si i përfitoi ish-administratori i UKT Durrës 30 mln euro para publike të shqiptarëve

Rithemelimi ka denoncuar sot Ujësjellës Kanalizime Durrës për abuzime me fondet.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e antikorrupsionit te Rithemelimi, Genta Vangjeli pohoi në një dalje për mediat sot nga selia blu se ish-administratori i UKT-së Durrës Spartak Kovaҫi ka përfunduar 30 milionë euro para publike, që iu përkasin shqiptarëve.

DEKLARATA

Spartak Kovaҫi ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022. Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve.

Ky është  dhe babai i Spartak Kovaçit. Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të  babait të tij pra ADRIATIK shpk ka përfituar mbi 30 milion euro me kontrata publike konkretisht nga:

UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :

REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.

UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.

Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat