Gjendet trup i dekompozuar në buzë të lumit të Vjosës

Shqipëria

Gjendet trup i dekompozuar në buzë të lumit të Vjosës

Më: 21 janar 2024 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Në buzë të lumit te Vjosës në vendin e quajtur Guri i Linecit , një banorë i fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster bashkia Selenicë, kanë vërejtur një trup njeriu pothuajse i dekompozuar.

Janë njoftuar policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës pasi zona ku u gjet trupi është në kufi, midis fshatit Shkozë  të Vlorës dhe Dorzë të Tepelenës, dhe janë duke u kryer veprimet nga policia e Tepelenës.

Nga këqyrja në vendngjarje e trupit dyshohet se mund të ketë një kohë te gjatë në atë zonë.

Policia po kryen veprimet duke marrë në pyetje dhe familjarë të personave te zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat