Bilanci i megaoperacionit Tempulli, 32 të arrestuar brenda muajit në Korçë, sekuestrohen qindra mijëra euro, drogë dhe armë

Shqipëria

Bilanci i megaoperacionit Tempulli, 32 të arrestuar brenda muajit në Korçë, sekuestrohen qindra mijëra euro, drogë dhe armë

Më: 22 janar 2024 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar 32 shtetas për periudhën dhjetor 2023-janar 2024 në vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”.

Në kuadër të këtij operacioni janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi, 9 masa sigurie “Arrest në burg” si edhe janë arrestuar në flagrancë 13 persona.

Po ashtu autoritetet kanë zbuluar në posedim të këtyre personave 285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të fazës së dytë, të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Korçë, për periudhën dhjetor 2023-janar 2024, janë vënë në pranga 32 shtetas dhe konkretisht:

-Janë ekzekutuar 10 urdhra ndalimi.

-Janë ekzekutuar 9 masa sigurie “Arrest në burg”.

-Janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas.

-Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat