Megaoperacioni ‘Tempulli 2’, Policia e Durrësit jep detaje: Janë vënë në pranga 52 persona, 11 në kërkim

Shqipëria

Megaoperacioni ‘Tempulli 2’, Policia e Durrësit jep detaje: Janë vënë në pranga 52 persona, 11 në kërkim

Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës ka dhënë detaje në ligje me megaoperacionin Tempulli 2, ku bën me dije se janë arrestuar 52 persona, ndërsa 11 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu janë kryer kontrolle në 65 banesa dhe ambiente të ndryshe, ndërsa janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë  pa leje e para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë:

Qarku Durrës

Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Durrës, në 22 janar 2024, janë nxjerrë:

-58 urdhëra ndalimi  nga Pokuroria.

-3 vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.

-3 vendime arresti nga Gjykata.

-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2  shtetas.

-janë shpallur 11 shtetas në kërkim.

-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

-1 kg e 120 gramë  kokainë dhe 250 doza.

-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.

-360 doza heroinë.

-1200000 lekë.

-14.500 mij euro.

-1 armë zjarri pistoletë.

-3 armë gjahu.

-2 armë sportive.

-23 automjete.

-8 peshore.

-3 armë të ftohta.

-44 celular.

-municion luftarak

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat