“Trupin e kam zjarr”, 60-vjeçari: Lahem në temperatura -25 gradë, ia kaloj Putinit

Shqipëria

“Trupin e kam zjarr”, 60-vjeçari: Lahem në temperatura -25 gradë, ia kaloj Putinit

Më: 25 janar 2024 Në ora: 09:53
Anton Falo

Anton Falo ish-sportisti i skive, dhuroi spektakël këtë të enjte për “Good Morning Albanians”, duke u zhytur në dëborë në Voskopojë.

Ai është shprehur se prej kohësh e sfidon veten me temperatura të ulëta, madje ka provuar të zhytet edhe në temperatura -25 apo-30 gradë celsius duke ia kaluar edhe Vladimir Putinit.

Falo bëri thirrje që të gjithë të rinjtë ti kushtohen më shumë sportit, ndërsa shtoi se pas zhytjes së bërë në borë,” trupin e ka  zjarr”.

“Jam larë në temperatura të ulëta sa ka pasur akull. Mund ta bëj edhe në -25 ose -30, e kam provuar. Ia kam kaluar Putinit. A është për mirë a për keq kjo gjë nuk e di, por unë nuk ngri.

Ka pasur edhe komente negative, por unë e bëj për dy gjëra, e para banja e ftohtë në dimër të largon të gjitha dhimbjet e kockave dhe e dyta për t’u thënë të rinjve që të merren me sport. e di si e kam trupin tani, zjarr, zjarr, sikur jam në furrë”,-tha 60-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat