Plagosje me armë zjarri! Degradon sherri për zhurmën mes dy komshinjve! Ja kush janë personat e përfshirë në konflikt

Shqipëria

Plagosje me armë zjarri! Degradon sherri për zhurmën mes dy komshinjve! Ja kush janë personat e përfshirë në konflikt

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (25 janar) në qytetin e Durrësit. Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur Mikel Spirollari, ndërsa autori është Gentian Kuqi.

Mësohet se dy personat kanë qenë fqinj me njëri-tjetrin dhe shkak dyshohet  se ka qenë zhurma që bëhej në shtëpinë e personit të plagosur.

Ndërkohë policia thotë si personi i plagosur është transportuar në spital, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

“Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat