Mblidhet sot Komisioni për Reformën Zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutohet

Shqipëria

Mblidhet sot Komisioni për Reformën Zgjedhore, ja çfarë pritet të diskutohet

Më: 26 janar 2024 Në ora: 09:56
Komisioni për Reformën Zgjedhore

Pritet të nisin punimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që pritet për t’u parë në rast se edhe kjo mbledhje do të jetë në një linjë me atë të një jave më parë, ku opozita tentoi të bllokonte punën.

Gjithashtu mbetet për t’u parë në rast se bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj do të jetë pjesë e mbledhjes.

Sipas informacioneve, raportohet se në Komision pritet të adresohen çështjes të rëndësishme siç janë si vendimet e Kushtetueses për votën e diasporës dhe formula e shpërndarjes së mandateve të deputetëve.

Kujtojmë se në seancën e së premtes së kaluar ishin deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ato që tentuan të bllokonin punimet në komision, ndërkohë që morën edhe masën përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për këtë fakt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat