Ministri britanik la punën se nuk i dilte paga, Përnaska: Në Shqipëri nuk ndodh

Shqipëria

Ministri britanik la punën se nuk i dilte paga, Përnaska: Në Shqipëri nuk ndodh

Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:48
Lajla Përnaska

Politikanja dhe sipërmarrësja Lajla Përnaska tha në “Good Morning Albanians” duke komentuar dorëheqjen e ministrit britanik,  për shkak se nuk i dilte rroga, se në Shqipëri kjo nuk ndodh. ajo madje theksoi se jemi ende dy botë larg njëra-tjetrës.

“Ky është paradoksi jonë. Është shumë e trishtë, ti shikon se sa shumë diferencë ka në mendësi, në kulturë në përgjegjshmëri, në mënyrën se si administrohet pushteti. Ne jemi dy botë ende larg njëra-tjetrës. Shqipërinë po e mbajnë në një lloj ngërçi ku një grup shumë i ngushtë njerëzish përfitojnë dhe pasurohen nga pushteti, ndërsa masa e madhe e popullatës varfërohet”,-tha Përnaska.

Ajo tha se patjetër me rrogën si deputet apo ministër mund të kesh një standard më të lartë jetese se një person që ka rrogë më të ulët, por kurrsesi  të vësh pasuri marramendëse si ajo që kanë vënë politikanët në Shqipëri.

Çdo lloj pozicioni që ti merr nëpërmjet një përfshirje në jetën politike institucionale, është pozicion rrogëtari. Ti edhe deputet edhe ministër edhe kryeministër edhe zëvendëskryeministër, je rrogëtar. Me rrogë nuk ka asnjë lloj gjase që ti të bësh pasuri.

Absolutisht nuk bëhesh, je rrogëtar. ti mund të realizosh një standard jetese pak më komod, por s’ka shanse të bësh pasuri si kanë bërë këta ne gjithë këto vite, që kanë bëre pasuri marramendëse”,-tha Përnaska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat