​Gjatë 2023-shit u zhdoganuan 8 612 tonë kafe në Shqipëri

Shqipëria

​Gjatë 2023-shit u zhdoganuan 8 612 tonë kafe në Shqipëri

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Shqiptarët rritën konsumin e kafes përgjatë vitit të kaluar.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e kafes së importuar gjatë vitit 2023, shënoi rritje me rreth 963 tonë, krahasuar me vitin 2022.

Gjatë vitit 2023 u zhdoganuan 8 612 tonë kafe, nga 7 649 tonë të importuara gjatë vitit 2022.

Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat