Përplasje dhe humbje të kontrollit, seri aksidentesh në Fier ditën e sotme, 6 persona përfundojnë në spital

Shqipëria

Përplasje dhe humbje të kontrollit, seri aksidentesh në Fier ditën e sotme, 6 persona përfundojnë në spital

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Tre aksidente automobilistike janë regjistruar këtë të shtunë në Fier me të lënduar dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Aksidenti i pare ndodhi ne aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur “Fermë- Çlirim” ku tre automjete u përplasen me njëra- tjetrën, dhe si pasojë mbetën të plagosur dy drejtues mjetesh dhe dy pasagjerë.

Aksidenti i radhës ndodhi në aksin rrugor , në vendin e quajtur “ Kthesa e Portezës”, ku dy automjete pas përplasjes së fortë kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugë, ku ka mbetur një i plagosur i cili ndodhet në Spitalin Rajonal nën kujdesin e mjekëve.

Sa i përket aksidentit të fundit, ai ndodhi vetëm disa momente më parë në aksin Fier- Seman, ku tek “ Ura e Bacinozit” një automjet ka përfunduar në kanal pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit. Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat