Në banesë jetonte vetëm e ëma, policia jep detaje për shpërthimin në Lezhë: Pronari i shtëpisë jeton jashtë

Shqipëria

Në banesë jetonte vetëm e ëma, policia jep detaje për shpërthimin në Lezhë: Pronari i shtëpisë jeton jashtë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 08:55
Lezhe

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, ku një banese iu vendos lëndë plasëse.

Në njoftimin zyrtar policia sqaron së shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me iniciale A.I., ndërsa thekson se ky person jeton jashtë vendit.

Në momentin kur është hedhur lënda plasëse në shtëpi ka qenë vetëm e ëma.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri.

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat