Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Edi Palokës dhe Petrit Dodës

Shqipëria

Përplasjet në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e Edi Palokës dhe Petrit Dodës

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për dy deputetë të PD, Edi Paloka dhe Petrit Doda lidhur me incidentet e ndodhura një ditë më parë gjatë seancës plenare.

Sekretariati i Etikës mblidhet sot në 15:30 për vendimin.

Seanca plenare e së enjtes u shoqërua me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe mazhorancës.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.

Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.

Sakaq pati dhe një përplasje mes deputetëve të opozitës, ku Petrit Doda nga radhët e Rithemelimit u përplas me deputetin Enkelejd Alibeaj, duke i shkuar te vendi dhe duke diskutuar me tone të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat