Rama flet pas mbledhjes së asamblesë së PS: Ka pasur qasje vetëkritike. Në zgjedhjet e ardhshme, synojmë fitore shembullore

Shqipëria

Rama flet pas mbledhjes së asamblesë së PS: Ka pasur qasje vetëkritike. Në zgjedhjet e ardhshme, synojmë fitore shembullore

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 21:29
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur për gazetarët se çfarë është diskutuar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, teksa tha se ka pasur një qasje vetëkritike, me ballafaqime, fakte dhe opinione. Ai tha se është i kënaqur nga mbledhja ndërsa shtoi se kanë miratuar planin e veprimit deri në 15 Mars.

Kreu i qverisë shprehu bindjen se PS do të marrë një fitore shembullore në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, me shumë anëtarë. Ka qenë pune, ka ballafaqime me fakte dhe me opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që kemi nisur, ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë nga zgjedhës që e kanë votuar ose PS. Të gjitha janë diskutuar por nëse mund të flasim për kritika, do të thosha se ka pasur një qasje vetë kritike nga të gjithë së bashku, duke filluar nga unë. Jam bashkë me sekretarin e përgjithshëm për të informuar se jemi të kënaqur nga kjo mbledhje sepse kanë dalë shumë gjëra për të marrë parasysh.

Kemi miratuar edhe planin e veprimit për periudhën 15 shkurt-15 mars, kur fillojmë zgjedhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Me 16 mars do të rimbledhim asamblenë kombëtare në Durrës për të parë ecurinë e procesit gjatë këtij muaji. Do të rihyjmë në proces për zgjedhjet, të cilat parashikojnë të përfundojnë me 15 Prill dhe më pas do të përgatitemi për procesin me një anëtar një votë për delegatët e kongresit që do zhvillohet në qershor. Kështu që jemi sipas parashikimeve dhe në funksion të objektivit që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve zgjedhore.”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat