Arben Meçe analizon ‘lëvizjet’ e Bardhit: Asnjëherë s’ka qenë jashtë Berishës, misioni i tij të merrte PD

Shqipëria

Arben Meçe analizon ‘lëvizjet’ e Bardhit: Asnjëherë s’ka qenë jashtë Berishës, misioni i tij të merrte PD

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 23:41
Gazment Bardhi

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për situatën politike në PD, përçarjen dhe tentativat për bashkimin e opozitës.

Gjatë kësaj interviste, ai tha se nuk ka asnjë bashkim në PD, dhe se ka vetëm një rikthim në origjinë.

“Grupimi i Bardhit pretendon që u bashkua sepse u reflektua se vetëm bashkimi do të prodhonte një opozitë të fuqishme dhe më tej me tendencë për të marrë pushtetin. Por problemi kryesor për të cilën ata u ndanë ishte Berisha. Berisha vazhdon të jetë non-grata dhe është një person që nga të gjithë partnerët është person i padëshiruar. Çuditërisht një ditë të bukur Bardhi bën një rikthim në gjirin e Berishës. Pra nuk kemi të bëjmë me një ndarje, por me një lëvizje të paramenduar”, theksoi ai.

Gjithashtu ai analizoi edhe deklaratat e Gazment Bardhit dhe akuzat mes opozitës, tha se koha vërtetoi se misioni Bardhi nuk ishte gjë tjetër vetëm që të merrte drejtimin e partisë së Bashës.

“Që të lexosh Bardhin, duhet të lexosh Berishën në të gjitha manovrimet e tij politike. Kur presioni ndaj Bashës ishte i madh nga partnerët strategjikë për të përjashtuar Berishën nga partia, Berisha ndërtoi skemën dhe prodhoi ‘fraksion Bardhin’ që e vendosi pranë Bashës. Dhe e vërteta ishte që Berisha të kapej nëpërmjet tij. Misioni i Bardhit s’ka qenë ai për të cilin u ekspozua herën e parë, kundër Berishës por thjesht një lëvizje e kamufluar që të merrte drejtimin e partisë të Lulzim Bashës. Bardhi është rikthyer në skenë me grupin e deputetëve që ishin të infiltruar”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat