U kap me armë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Tiranë

Shqipëria

U kap me armë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari në Tiranë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje.

Ai u kap në flagrancë në një lokal në Mullet.

Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një pistoletë, krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat