“Energji shëruese të jashtëzakonshme”, mjeshtri i meditimit zbulon detajet: Ky qytet shqiptar është i shenjtë

Shqipëria

“Energji shëruese të jashtëzakonshme”, mjeshtri i meditimit zbulon detajet: Ky qytet shqiptar është i shenjtë

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 09:56
Berati ka një energji të jahstëzakonshme

I ftuari  mëngjesin e sotme në një emision televiziv, ka qenë Sheki Useini, mjeshtër meditimi.

Useini ka folur për vendet e shenjta, fuqinë që kanë këto vende dhe energjinë që përcjellin.

Mjeshtri i meditimit ka veçuar një qytet të Shqipërisë për energjinë më të fuqishme në nivel shpirtëror dhe bëhet fjalë për Beratin.

“Berati ka një energji të jahstëzakonshme, të shenjtë dhe shëruese. Ndjen një harmoni të brendshme. Nis të ndryshoj mindset-i. Ndihesh i relaksuar, frikërat që ke në përditshmëri të duken absurde. Është një vend shumë i fuqishëm në nivel shpirtëror”, shprehet ai.

Ndërkohë i pyetur për Tiranën, Useini u shpreh se në Tiranë ka gjetur energjinë më të mirë, krahasuar me kryeqytetet e tjera të rajonit. Dhe në këtë rast ai u shpreh se energjinë e bëjnë njerëzit dhe jo vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat