A ka tensione brenda PS? Spiropali: S’merrem me luftëra të brendshme

Shqipëria

A ka tensione brenda PS? Spiropali: S’merrem me luftëra të brendshme

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 13:11
 Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali foli në lidhje me situatën në PS dhe ‘porositë’ që iu la kreu i qeverisë dy ditë më parë në Asamblenë e PS-së.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Eurornews Albania, Spiropali tha se nuk merret me luftëra të brendshme, kur u pyet nëse brenda forcës së saj politike ka tensione.

“Unë nuk merrem me luftëra të brendshme, unë as që nuk i shoh ato dhe nuk di ku janë. Unë merrem me çështje të jashtme, me ata që kanë përballë patjetër me të gjithë etikën dhe respektin për ta si njerëz e kolegë, por duke qëndruar për çështjet e mia dhe për ato që besoj dhe të kësaj qeverie. Preferoj të shkojë të shoh bukuritë e kalasë së Rozafës.

E pyetur se nëse do preferonte të qëndronte si drejtuese politike në Shkodër, apo në ndonjë qark tjetër, Spiropali tha:

Nuk është çështje preferencash por është çështje detyrash. Kam vite që jam në PS. Si më ka shijuar fitorja e Shkodrës dhe e Kamzës nuk më ka shijuar asnjë fushatë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat