Meta reagon për vizitën e Blinken: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Shqipëria

Meta reagon për vizitën e Blinken: Aleanca strategjike me SHBA, themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Teksa poston foton e Blinkenit me presidentin Begaj, Meta shprehet se aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa shton se marrëdhëniet mes dy vendeve meritojnë të zhvillohen më tej.

Postimi i Metës:

Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat