Plagosja me thikë në Kavajë, 55-vjeçari transportohet në spital

Shqipëria

Plagosja me thikë në Kavajë, 55-vjeçari transportohet në spital

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një 55-vjeçar ka mbërritur i plagosur me thikës në spitalin rajonal të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në lagjen nr.5 të Kavajës. Sipas policisë, dyshohet se I. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në dijeni nga spitali për ngjarjen dhe po heton për zbardhjen e saj, i plagosuri ndodhet në sallën e operacionit.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat