Plagosja pas konfliktit për pronën në Tiranë, identifikohet i plagosuri dhe autori

Shqipëria

Plagosja pas konfliktit për pronën në Tiranë, identifikohet i plagosuri dhe autori

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se plagosuri është shetasi Xhevahir Kolaveri, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Kolavari është konfliktuar me fqinjin e tij, Amarildo Kamberi, për problem pronësie që kanë me njëri tjetrin.

Ky i fundit gjatë debatit mes tyre ka marrë armën dhe e ka qëlluar me një plumbë në këmbë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Kolaveri, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Sakaq autori i plagosjes, dyshohet se është fshehur në zonë. Policia po vijon kontrollet për arrestimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat