I vuri flakën lokalit dhe dy automjeteve të 62-vjeçarit, identifikohet autori! Policia shpall në kërkim 57-vjeçarin

Shqipëria

I vuri flakën lokalit dhe dy automjeteve të 62-vjeçarit, identifikohet autori! Policia shpall në kërkim 57-vjeçarin

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat