Humb kontrollin e makinës, aksidenton katër këmbësorë dhe largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Humb kontrollin e makinës, aksidenton katër këmbësorë dhe largohet nga vendngjarja

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh.

I cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat