Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në Orikum, policia po heton ngjarjen

Shqipëria

Shpërthim me lëndë plasëse gjatë natës në Orikum, policia po heton ngjarjen

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës, në ambientet e jashtme të një subjekti në Orikum. Si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël të lëndës plasëse janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

“Gjatë natës, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat