Fëmijët vrasin babain, mjeku psikiatër: Ngjarje kriminale, të marrin dënimin

Shqipëria

Fëmijët vrasin babain, mjeku psikiatër: Ngjarje kriminale, të marrin dënimin

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 21:59
Mjek psikiatër, Neli Demi

Mjek psikiatër, Neli Demi ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen dhe groposjen e Pëllum Metës nga tre fëmijet e tij.

Duke komentuar deklaratat e bashkëshortes së të ndjerit se familja ishte nën dhunë të vazhdueshme prej tij, mjeku tha se nëse kjo gjë ka qenë e vërtetë atëherë duhet të ishte denoncuar.

Mjeku shtoi se një aleancë e tillë brenda në familje kundër babait është një ngjarje kriminale, ku secili duhet të marrë dënimin që i takon.

“Ne kemi të bëjmë me fëmijë të rritur në moshë dhe nuk kanë arritur ta denoncojnë këtë dhunë, duke marrë si të mirëqënë deklaratat e nënës.

Më duhet të bëj dhe një presupoozim teorik, një aleancë kaq e madhe në familje, kundër të atit, një planifikim i tillë është një ngajrje kriminale dhe është në bashkëpunim, të gjithë pjesëtarët në këtë krim duhet të marrin dënimin.

Nëse do të bëja një presupozim teorik duke futur dhe disa elementë policesk që unë kam lexuar, gjithmonë ka një pyetje cili është motivi i një vrasje, nëse ka motive të tjera pasurore, apo konflikte që vijnë si pasojë e disa interesave konkuruese. Por do thoja që mjafton një anëtarë i familjes, që në këtë rast ishte i ati, si më i forti e më i pushtetshmi, që të mbajë të ndezur një konflikt të vazhdueshëm në mjedisin familjar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat