“Kushte fantastike për të rinjtë”, Rama ndan pamjet nga ambientet e reja sportive të gjimnazit ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër

Shqipëria

“Kushte fantastike për të rinjtë”, Rama ndan pamjet nga ambientet e reja sportive të gjimnazit ‘Asim Zeneli’ në Gjirokastër

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 09:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Kreu i qeverisë shkruan nëpërmjet një postimi në Facebook se ambientet e reja sportive të shkollës së mesme, një investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit, krijojnë kushte fantastike për të rinjtë.

“Mirëmëngjes dhe me terrenet e reja sportive të gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ku janë krijuar kushtet fantastike për të rinjtë.

Duke mirëpritur edhe ndeshjet ndërmjet ekipeve sportive të qarkut, pjesë e lëvizjes sportive në shkolla, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat