Hysen Meta në gjykatë: Babain e qëlloi motra, nuk e bëra unë vrasjen/ Hygerta: Jam penduar por s’ka kthim pas

Shqipëria

Hysen Meta në gjykatë: Babain e qëlloi motra, nuk e bëra unë vrasjen/ Hygerta: Jam penduar por s’ka kthim pas

Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 12:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Hysen Meta, 24-vjeçari që akuzohet zyrtarisht nga Policia e Durrësit si personi që shkrepi armën dhe vrau babain e tij, e ka përmbysur këtë version.

Në Gjykatën e Durrësit ku po mbahet seanca për masën e sigurisë, Hysen Meta tha se babain e vrau e motra, Hygerta Meta 19 vjeç.

Hysen Meta në gjykatë: Nuk e kam bërë unë vrasjen. Të flasi ai që e ka bërë. Unë kam qenë prezent. Motra e ka qëlluar babain jo unë. Arsyeja është që donte ta fejonte mezor. Kishin debatuar shumë herë. Jo gjithmonë kam qenë prezent në debatet e tyre. Me babain marrëdhëniet jo shumë të mira. Kam qenë i hutuar dhe tronditur ndaj thashë që e kam bërë unë. Më ka ardhur keq dhe jam tronditur.

Prokuroria: Nuk kam pyetje për Hysenin sepse ai vazhdimisht ndërron qëndrim mbi ngjarjen.

Hygerta Meta: Duke qenë që ishte shumë e vështirë, frika nga policia ja lashë fajin e vrasjes vëllait. Konflikti ka nisur që në Dhjetor. I thashë jo për fejesën. Kisha frikë se nga refuzimi i fejesës se do më vriste. Ai preu bomblën e gazit dhe nuk e rregullloi, por më vonë. Në fund të Janarit më tha sërish për fejesën. Më tha që ju nuk keni për të bërë hajër ne këtë shtëpi, kishim frikë. Ka pasur konflikte dhe me mamin, e ka goditur mamin edhe kur ka qenë në gjumë për shkak se ishte zgjuar vonë. Babi ka qenë gjithmonë agresiv. Nuk e kam denoncuar nga frika, sepse kishim frikë të na vriste. Shumë herë na ka thënë do ju vras. Ai mund të paguante edhe dikë për të na vrarë.

Gjyqtarja: Si të lindi mendimi për ta vrarë babin?

Hygerta Meta: Herë më ka thënë mamaja ka thënë babi do ju vras e një herë e kam dëgjuar vetë. Unë e dija që kishte armë dhe dija momentin kur vinte nga puna. Erdhi babi nga puna ra duke pushuar, ishte me kurriz dhe mora armën, ja tregova babit. Nuk më tha gjë dhe më tha ku shkon me atë armë. Kur më tha ku shkon me të, i thashë çohu në këmbë, ai më ik andej. Unë e qëllova pas kësaj. Isha 2 metra larg. Jam penduar pasi e bëra. Por nuk ka kthim pas.

Amarildo Meta: Kam qenë në dijeni të ngjarjes. Kam qenë në punë. E dija që kishin konflikte. Kur unë vija në shtëpi babi ishte në shtëpi. Për fejesën e motrës më ka thanë motra jo babi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat