Vuçiq arrin në Tiranë i shoqëruar nga eskorta

Shqipëria

Vuçiq arrin në Tiranë i shoqëruar nga eskorta

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Vuçiç ka arritur në Shqipëri i shoqëruar nga një eskortë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka arritur në Shqipëri i shoqëruar nga një eskortë.

Ai do marrë pjesë në Samitin e Ukrainës që zhvillohet sot në kryeqytet.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti Zelenksy, i cili ishte shoqëruar nga një eskortë me masa të rrepta sigurie.

Lideri ukrainas u prit në aeroport nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në Rinas ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali dhe ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat