Ambasadorët e BE bëjnë bashkë PS-PD: Vullneti politik parakusht për integrimin

Shqipëria

Ambasadorët e BE bëjnë bashkë PS-PD: Vullneti politik parakusht për integrimin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 22:43
Foto nga takimi

Raporti i BE njofton se ka bërë disa vlerësime lidhur me ecurinë dhe problematikat e Kuvendit të Shqipërisë gjatë vitit 2023 dhe se çfarë duhet të përmbajë viti 2024, për të avancuar në procesin e integrimit në BE.

Për këtë janë renditur disa pika kryesore për objektivat dhe detyrimet që duhet të kryejë Kuvendi, ndër to për t’ju kthyer normalitetit, të cilat u diskutuan sot nga Instituti i Studimeve Politike, me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, por jo vetëm.

Të pranishëm ishin Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulta, Silvio Gonzato Ambasador i BE në Tiranë, Jorida Tabaku, Toni Gogu Bashkëkryetar i KKIE/KSA, Klotilda Bushka Ferhati, Erisa Xhixho dhe Elona Bano

Postimi i Institutit të Studimeve Politike

Raporti i BE mbi Shqipërinë (2023) ka bërë disa vlerësime të rëndësishme lidhur me Kuvendin, problematikat në ushtrimin e funksioneve të tij, standardet e transparencës dhe mbikëqyrjes parlamentare, vendet vakante dhe sfidat në kuadër të reformave. Viti 2024 do të duhet të kishte një parlament dinamik dhe aktiv, konsensual dhe gjithëpërfshirës për ta avancuar procesin e integrimit. Vullneti politik është parakusht, ndërkohë që aftësia, transparenca, qasja strategjike dhe llogaridhënia janë standarde jetike për sukses.

Cilët janë mekanizmat për dinamizim dhe nxitje të përmbushjes së detyrimeve në procesin e integrimit?

Cili është plani i veprimit të Kuvendit dhe përgjegjësitë në procesin e integrimit?

Cilat janë detyrimet që burojnë nga raporti i BE-së dhe procesi i screening?

Cilat janë objektivat, afatet dhe pritshmëritë e Udhëzuesit për për Funksionimin e Institucioneve Demokratike?

Cilat janë kapacitetet e Kuvendit për përafrimin e ligjeve me acquis communautaire?

Si ushtrohet funksioni ligjvënës, zgjedhor, mbikëqyrës dhe përfaqësues nga Kuvendi lidhur me çështjet e integrimit?

Cilat janë nevojat për ndërhyrje / sfidat për forcimin e komponentit të zbatimit të ligjeve?

Cilat janë ndikimet e krizës aktuale dhe sfidat për rikthim në normalitet të Kuvendit?

Si mund të rritet standardi i transparencës, konsultimit publik, llogaridhënies?

Këto e tema të tjera që lidhen me rolin dhe përgjegjësitë parlamentare u diskutuan sot në një tryezë pune të organizuar nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies (ISP) me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, institucionet e pavarura, partitë parlamentare, diplomatë, ekspertë dhe shoqëri civile.

Folësit kryesorë Reinout Vos (Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulta), Silvio Gonzato (Ambasador i BE në Tiranë), Jorida Tabaku (kryetare e Komisionit për Çështjet e Integrimit), Toni Gogu (Bashkëkryetar i KKIE/KSA), Klotilda Bushka Ferhati (Kryetare e Komisionit të Ligjeve), Erisa Xhixho (Komisioni për Çështjet e Integrimit), dhe Elona Bano (Ministria e Drejtësisë), si dhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe Kuvendi diskutuan gjerësisht dhe në mënyrë konstruktive mbi problematikat, sfidat dhe pritshmëritë e vitit 2024 në raport me përgjegjësitë e Kuvendit dhe institucioneve të lidhura me të.

Aktiviteti u bë në kuadër të projektit “Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien në përmbushje të kritereve të Grupit të Parë të Kapitujve Negociues”, Cluster One Eu Negotiations Platform – Albania mbështetur nga programi MATRA, Embassy of the Netherlands in Albania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat