Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin

Shqipëria

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin

Më: 1 mars 2024 Në ora: 12:07
Edi Rama ndodhet në Azerbajxhan

Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit, duke hapur mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim mes dy vendeve.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Azerbajxhan në krye të një delegacioni të nivelit të lartë për të zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme.

Kryeministri Rama mori pjesë fillimisht si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, si edhe për të diskutuar bashkërisht për ecurinë e projekteve tona të përbashkëta në fushën e energjisë, ku tanimë është gati studimi i gazifikimit të zonës së Korçës, si hap i parë i programit të shtrirjes së gazit për konsum të përgjithshëm në Shqipëri, ashtu si edhe është drejt përfundimit studimi i tubit lidhës të TAP-it me TEC-in e Vlorës, ndërkohë që ka nisur investimi për vënien në punë e zgjerimin e kapaciteteve të këtij të fundit.

Zhvillimet ekonomike dhe energjetike do të jenë në fokus të takimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat