Gjithçka e kthyer përmbys, pasojat e shpërthimit tragjik në Lushnjë

Shqipëria

Gjithçka e kthyer përmbys, pasojat e shpërthimit tragjik në Lushnjë

Më: 1 mars 2024 Në ora: 20:56
Pamje nga vendi i ngjarjes

Si pasojë e shpërthimit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa nuk kurseu as bizneset e zonës përreth.

 Me anë të njoftimi zyrtar, policia njoftoi se ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00 ku në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shtatë persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, të cilët raportohet të jenë në gjendje të rëndë.

Ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.

 Pamjet që shihni janë pasojat që la pas  shpërthimi i fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat