Tragjedia me dy të vdekur në Lushnjë! Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale, si paraqitet gjendja e deputetit Bujar Çela dhe … Grupi hetimor rinis hetimet

Shqipëria

Tragjedia me dy të vdekur në Lushnjë! Iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale, si paraqitet gjendja e deputetit Bujar Çela dhe … Grupi hetimor rinis hetimet

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:13
Lushnjë

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues me dy viktima dhe gjashtë të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela, grupi hetimor ka rinisur hetimet në kantier në Lushnjë.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi mëson se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur prokurori nga prokuroria e Fierit, njësia anti-eksploziv dhe përfaqësues nga OST, Inspektoriati i Punës.

Po ashtu, mësohet se deputeti Çela dhe 41-vjecari Sokol Lumi që iu nënshtruan ndërhyrjeve kirugjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vlen të theksohet se, incidenti i rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premte. Roland Hoxha dhe i biri, Lidio ishin duke punuar në vinç ku me ndihmën e tij ngrinin 2 bombola oksigjeni me të cilat po kryenin saldime në pjesën e tarracës. Dyshohet se gjatë punës një bombol u shkëput nga vinçi dhe u përplas në tokë duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi gjithçka dhe mori jetën e të dyve.

Nga fuqia shpërthyese u shkëputën telat e tensionit të lartë 110 kv që kalonin sipër magazinës që po ndërtohej nga deputeti i Partisë Socialiste prej 2 mandatesh në Lushnje Bujar Çela, i cili mbeti i plagosur së bashku me gjashtë persona të tjerë të cilët kanë qenë duke punuar në magazinën e tij. Të dëmtuarit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa për manovratorin e vinçit Roland Hoxha i cili ndërroi jetë në vendngjarjen dhe të birin Lidio, i cili ndërroi jetë 2 orë më vonë, mjekët nuk mundën të bëjnë gjë, pasi dëmtimet ishin të konsiderueshme. Për ta ishte dita e parë e punës ne këtë kantier qe rezultoi dhe e fundit.

Krahas deputetit Çela dhe 41-vjecari Sokol Lumi në Lushnjë janë të lënduarit Sajmir Korreshi, Ilia Sota, Lunedi Golemi, Eriget Gorovelli dhe Ervis Sharka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat