U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, i mituri del nga spitali

Shqipëria

U plagos nga shpërthimi në Lushnjë, i mituri del nga spitali

Më: 2 mars 2024 Në ora: 10:59
Lushnjë

Kur ka kaluar një ditë nga shpërthimi në magazinën në Lushnje, disa nga të plagosurit po lënë spitalin. Mësohet se një 17-vjeçar është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm.

Ai kishte marrë lëndime sipërfaqësore ndaj mjekët e panë të arsyeshme që të largohej në shtëpi.

Nga shpërthimi i ndodhur dje në Lushnjë mbetën të vrarë babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha. 

Kujtojmë se gjithça ndodhi teksa një vinç, ku ndodheshin dy viktimat Roland dhe Elidon Hoxha, po ngrinte një bombol oksigjeni që do të përdorej në lartësi për të kryer saldime, maja e mjetit të hekurt ka hasur në telin përcjellës të tensionit të lartë e për pasojë bombola ka shpërthyer.

Babai ka ndërruar jetë në vinç, ndërsa i biri u transportua me ambulancë në drejtim të Tiranës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 7 persona të tjerë, mes tyre edhe deputetit i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili iu nënshtrua ndërhyrjeve mbrëmjen e djeshme në Spitalin e Traumës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat