“Nga korridori u hodha poshtë”/ I moshuari tregon detaje tronditëse nga ngjarja

Shqipëria

“Nga korridori u hodha poshtë”/ I moshuari tregon detaje tronditëse nga ngjarja

Më: 2 mars 2024 Në ora: 12:15
I moshuari në Lushnjë

I trembur sa s’ka, kështu është shprehur një tjetër banor i zonës industriale në Lushnjë ku shpërthimi i bombolës së oksigjenit që po ngarkohej nga punëtorët e kantierit për saldime në tarracë, u mori jetën dy personave dhe la të plagosur 7 të tjerë.

Sipas të moshuarit, shpërthimi kishte impaktin e një tërmeti, ndërsa tymi që pasoi incidentin ishte mbytës.

Pjesë nga biseda:

Të trembur? Nga korridori u hodha poshtë, si unë, nusja e nipit dhe plaka. Nusen e morëm me gjithë fëmijën e vogël dhe e çuam te një shok atje matan që ta ndihmonte. Akoma është e tronditur.

Shpërthimi, ishte shumë i fuqishëm?

I fuqishëm sa… nuk e di dhe tërmeti s’është ashtu. Buuu, kur dolëm ne mbasandej nga shtëpia, tym dynjaja, na mbyti. Për momentin ishte nusja, çuni dhe vajza ime në shtëpi. Dhe plaka. Çuni sapo kishte lindur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat