Curri shpërthen për ngjarjen e Lushnjes: Skandaloze, nuk i afrohen zonës prej deputetit

Shqipëria

Curri shpërthen për ngjarjen e Lushnjes: Skandaloze, nuk i afrohen zonës prej deputetit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 22:18
Arjan Curri

Analisti Arjan Curri ka deklaruar se shpërthimi i një bombole oksigjeni në ngjarjen e Lushnjes, duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur, nuk ka qenë thjeshtë neglizhencë, por dhe një ngjarje skandaloze pasi autoritetet nuk kanë mundur t’i afrohen zonës për shkak të deputetit.

I ftuar në “Top Story”, Curri u shpreh se meqënse është i partisë deputeti Bujar Çela është lënë të bëjë ç’të dojë. Sipas Currit, megjithëse do të kryen hetime, ato s’kanë më kuptim sepse gjysma e një familje është shtuar.

“Këtu nuk ka vetëm neglizhenë, por nuk i janë afruar zonës. Meqënse deputeti është i partisë e kanë lërë të bëjë c’të dojë. Nga ana tjetër, kjo është teori dhe realitet shqiptar që gjithkush di të bëjë gjithcka për të marrë ditën e punës. Le të bëhen hetime.

Hetimet do të bëhen sepse këtu vdekur njerëz, por nuk ka kuptim më sepse gjysma e një familje është shtuar”- tha Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat