Dhunë në familje, përfshirje në aksident dhe përndjekje, 10 të arrestuar në Tiranë

Shqipëria

Dhunë në familje, përfshirje në aksident dhe përndjekje, 10 të arrestuar në Tiranë

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Dhjetë shtetas janë arrestuar dhe dy të tjerë janë arrestuar këtë të enjte në Tiranë për një sërë veprash të ndryshme penale.

Veprat penale konsistojnë në dhunë në familje, shitje të lëndëve narkotike, përndjekje deklaratë të rremë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe përfshirje në aksident.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan një 28-vjeçar, banues në Vorë, dhe një 32 vjeçar, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan një shetas 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur tre monopatina, në vende të ndryshme në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen, 41 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin 32 vjeçar, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë kundërshtuar me forcë dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shërbimit.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndalua një 39 vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– një 47-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

– një 31-vjeçar, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

18 vjeç, banues në Krrabë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin 20 vjeç. Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Krrabë, shtetasi M. A., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. A., 18 vjeç, i cili ishte ulur sipër bagazhit të automjetit, në momentin që drejtuesi ka filluar lëvizjen, ndërsa shtetasi F. B. ka dhënë deklaratë të rreme përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore. Shtetasi S. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Arjan Sala”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

-40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat