Vrasja e të riut shqiptar në Itali mbrëmjen e së shtunës, vihet në pranga një 23-vjeçar nga Shqipëria

Shqipëria

Vrasja e të riut shqiptar në Itali mbrëmjen e së shtunës, vihet në pranga një 23-vjeçar nga Shqipëria

Më: 10 mars 2024 Në ora: 10:58
Pas të shtënave, autorët u larguan më këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia italiane arrestoi një 23-vjeçar shqiptar si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në mbrëmjen e të shtunës në qendër të Frosinones, ku u vra një 27-vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë, të gjithë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, i riu u ndalua pak para mesnatës dhe u mor në pyetje për orë të tëra. Tashmë hetuesit po kërkojnë konfirmimin me pamjet e regjistruara nga kamerat e vëzhgimit të qytetit. 23-vjeçari shqiptar ishte njëri nga personat që hapi zjarr në drejtim katër bashkatdhetarëve të tij, ndërsa shkak për sulmin dyshohet të jetë bërë lufta mes bandave për çështjen e shitjes së lëndëve narkotike.

Edhe pse fillimisht u mendua se autorët e krimit ishin markoen, autoritetet italiane pas provave të mbledhura në vendngjarje arritën të zbardhnin të gjithë dinamikën si dhe të shpallnin në kërkim dhe tre bashkëpunëtor të tjerë të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar me të arrestuarin. Sipas policisë, dy prej autorëve patën fillimisht një debat me viktimën dhe tre të plagosurit.

Më pas një tjetër doli nga makina dhe hapi zjarr në drejtim të tyre. Nga të shtënat humbi jetën në vend 27-vjeçari, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ndërsa morën plagë të shumta në kokë, qafë e gjoks tre shqiptarët e tjerë të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Pas të shtënave, autorët u larguan më këmbë nga vendi i ngjarjes. Përplasja mes dy grupeve nisi në një lokal tejet të frekuentuar nga të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat