Dyshohet se vrau babanë, dalin pamjet e Hygerta Metës në poligon duke bërë qitje

Shqipëria

Dyshohet se vrau babanë, dalin pamjet e Hygerta Metës në poligon duke bërë qitje

Më: 11 mars 2024 Në ora: 22:33
Hygerta Meta

Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë.

Prokuroria ka kryer një eksperimenti hetimor.

Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ku kanë kryer qitje me armë.

Image

Ndërkohë ka dalë edhe një foto e Hygerta Metës në poligon duke bërë qitje në eksperimentin e bërë nga Prokuroria. 

Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.

Në pistoletën e vrasjes së Petrit Metës, ekspertët kriminologë kanë gjetur gjurmë të gishtave të djalit të vogël të familjes, Amarildo Metës.

Nuk dihet nëse Meta ka qëlluar drejt babait të tij, apo gjurmët kanë mbetur nga lëvizja e armës që ka bërë pas krimit të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat