I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë, arrestohet 52-vjeçari në Greqi dhe lirohet pas pak kohësh

Shqipëria

I kërkuar në Sarandë për plagosje të rëndë, arrestohet 52-vjeçari në Greqi dhe lirohet pas pak kohësh

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një person i kërkuar, i dënuar me 3.5 vite burg nga Gjykata e Sarandës për “plagosje e rëndë me dashje” është kapur nga policia greke. Jani Bekari, 52 vjec, është kapur nga policia greke mëngjesin e 22 janarit në Rodos.

Ndaj tij, kishte një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Thesprotisë pas vendimit të Gjykatës së Sarandës për dënimin e tij me 3.5 vite burg në vitin 2018 për “plagosje e rëndë me dashje”. Ngjarja për të cilën akuzohet Bekari ka ndodhur në 25 mars 2017 në fshatin Gravë të Bashkisë Finiq, ku Bekari ka dhunuar me grushta e sende të forta një çift bashkëshortësh.

Por edhe pse pas kapjes në Greqi, ai u dërgua në burgun e Hanias, mësohet se Bekari ka lënë qelinë ditët e fundit me vendim të Gjykatës së po këtij qyteti.

Bekari përmes avokatit të tij Dhimitris Berberis, ka kërkuar lirimin nga burgu pasi dënimi i dhënë nga Gjykata e Sarandës është parashkruar. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Hanias e cila ka urdhëruar lirimin e 52 vjecarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat