“E kisha merak të vija vetë”, Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë 100 vjeçares në Lushnjë: Je pararojë e PS

Shqipëria

“E kisha merak të vija vetë”, Rama i dorëzon kartën e anëtarësisë 100 vjeçares në Lushnjë: Je pararojë e PS

Më: 16 mars 2024 Në ora: 10:54
Foto nga takimi

dorëzuar personalisht kartën e re të antarësisë një zonje që më 7 mars mbushi 100 vjeç.

Rama shkoi në shtëpinë e 100 vjeçares dhe i dorëzoi kartën me numrin 001, pra anëtarja e parë e Partisë Socialiste.

Pjesë nga biseda e kryeministrit në shtëpinë e të moshuarës në Lushnjë:

Rama: Ku e kemi atë socialisten numër 1? Të kam sjellë lule, u bëre 100 vjeç më 7 mars. Edhe 100 partisë tonë! Si je?

E moshuara: Shtyhem

Rama: Po të shtyheshin si ti kta të rinjtë, do bënin më shumë. Të kam sjellë edhe kartën e anëtarësisë dhe je numri 001, je e para

E moshuara: Faleminderit, të keni gjithmonë ndere kudo të jeni

Rama: E kisha merak të vija ta jepja vetë kartën. Thashë do shkoj t’ja jap kartën në shtëpi. Se për ju nuk kisha ardhur. 100 vjeçe është pararoja e PS-së.

Gjithashtu, kryeministri i dorëzoi kartën e anëtarësisë edhe një nxënësje e cila mbushi 16 vjeç, duke u bërë anëtarja më e re në moshë e PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat