Parandalimi i ngjarjes kriminale në Lezhë, reagon Balla: Përgëzime Policisë së Shtetit

Shqipëria

Parandalimi i ngjarjes kriminale në Lezhë, reagon Balla: Përgëzime Policisë së Shtetit

Më: 22 mars 2024 Në ora: 13:17
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të 24-vjeçari në Lezhë, i cili u kap me dy mina telekomandë të cilat që i kishte fshehur në trup.

Balla ka përgëzuar efektivët, ndërsa shton se elementët kriminalë duhet të goditen nga policia ditë e natë.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat