Aksident me pesë të plagosur pranë Milotit, dy prej tyre fëmijë! Nisen me urgjencë drejt Traumës

Shqipëria

Aksident me pesë të plagosur pranë Milotit, dy prej tyre fëmijë! Nisen me urgjencë drejt Traumës

Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të dyfishtë në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Raportohet se një mjet tip “Golf” u përplas me një tjetër tip “Fuoristradë”. Për pasojë, u lënduan pesë personat që udhëtonin në këto dy makina, mes tyre dy fëmijë.

Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sikurse duket nga pamjet, përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat