U vuri qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane, pranga 24-vjeçarit në Gjirokastër

Shqipëria

U vuri qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane, pranga 24-vjeçarit në Gjirokastër

Më: 31 mars 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se i vënë qëllimisht zjarrin koshave me mbetje urbane.

Ngjarja ka ndodhur të mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në lagjen “Granicë” të Gjirokastrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan një shtetas 24-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, në lagjen “Granicë”, i ka vënë qëllimisht zjarrin, koshave me mbetje urbane.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”“, thuhet n njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat