Mbjelljet e pranverës! Fermeri në Cakran kërkon të zgjerojë sipërfaqen

Shqipëria

Mbjelljet e pranverës! Fermeri në Cakran kërkon të zgjerojë sipërfaqen

Më: 1 prill 2024 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Në kohën që shumë të rinj emigrojnë dhe punojnë jashtë shtetit e kundërta ka ndodhur me 21-vjeçarin nga fshati Gjonçë në Cakran.

Erjon Zenaj mendon si të zgjerojë më tepër sipërfaqet më të mbjella duke kultivuar shumëllojshmëri perimesh. Prej më shumë se 3 vite fermeri së bashku me familje e tij kanë mbjellë një sipërfaqe të konsiderueshme me luleshtrydhe. Ata po bëhen gati për mbjelljet e pranverës në më shumë se 2 hektarë

E kemi nisur këtë punë me një sipërfaqe të vogël dhe sot zotërojmë rreth 50 dynymë tokë, pjesën më të madhe e kemi marrë me qira. Çdo gjë e kemi bërw me forcat tona dhe pa ndihmën e askujt ndërsa tani na duhet ndihma e shtetit në sistemin e vaditjes, pasi sipërfaqet janë të mëdha dhe është e pamundur për t’i përballosh me ujë pusi”, u shpreh Erjon Zenaj.

Shqetësim për fermerin mbetet dhe krahu i punës pasi në zonë është shumë e vështirë për të gjetur punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat