“Kanë marrëveshje ohoho”, Zheji: Po të ishin të vërteta akuzat për Olsin, Rama do i fuste “thikën”

Shqipëria

“Kanë marrëveshje ohoho”, Zheji: Po të ishin të vërteta akuzat për Olsin, Rama do i fuste “thikën”

Më: 4 prill 2024 Në ora: 08:37
Artur Zheji

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” panelistët diskutuan lidhur me përballje në SPAK të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama, dhe kreut të grupit parlamentar të të PD, Gazment Bardhi.

Zheji shprehet se Rama duhet të pranojë interpelancën pasi duhet t’i dalë përballë përplasjes me këdo.

Zheji: Unë mendoj që Rama duhet ta pranojë interpelancën. Ndoshta është sensitive se ka të bëjë me familjarin e vetë, por kjo nuk ka rëndësi përderisa je kryeministër. Duhet t’i dalësh ballë përplasjes me këdo dhe nëse je i bindur që është përbaltje me qëllim të investimit të një kapitali politik të kundërshtarit. Këtë gjë ka kaq vite që e ka bërë, e ka ngrënë goditjen, ka dhënë goditje dhe kjo është si të thuash për fat të keq lloji i stilit politike në Shqipëri. Përbaltja reciproke, hapja e gropës, futja e thikës, të gjitha këto janë pjesë e së përditshmesh. Por përtej kësaj mendoj dy gjëra dhe i qëndroj kësaj dhe koha do më japë të drejtë. E para që kjo zbardhje po pompohet politikisht me një rizbulim pa lidhje se nuk ka dhënë një element të ri. Rama nuk i shmanget SPAK-ut. Nëse Rama do ishte i shqetësuar për këtë gjë… Është njësoj sikur të marr unë një thikë teatrale apo si ato nëpër filma dhe unë të të vras ty. Ti krijon viktimimizimin në publik. Rama po të ishte i shqetësuar vërtet do të kërkonte me emisarët e vetë negociata sekrete etj, siç po bëjnë praktikisht marrëveshjen për reformën etj. A janë marrëveshje, a janë paqe?

Grida Duma: Duhet diskutuar dhe ajo deri në çfarë pike është ajo marrëveshje.

Zheji: Po çfarë rëndësie ka, janë marrrëveshje “ohoho” quhet kjo. Kur pozita dhe opozita bëhen bashkë për të zgjidhur probleme për të gjithë shqiptarët ne kemi të drejtë të dyshojmë si opinion publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat