Basha sfidon PS-në dhe Rithemelimin: Nëse nuk jeni në pazar votoni amendamentin e PD

Shqipëria

Basha sfidon PS-në dhe Rithemelimin: Nëse nuk jeni në pazar votoni amendamentin e PD

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:45
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se amnistia penale është një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit.

Basha theksoi se po luhet një pazar i ndyrë me amnistinë. Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia dhe kjo është e tmerrshme. Sipas Bashës, nuk përfitojnë as protestuesit, që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembjet dhe që përndiqen me veprën penale “Kundërshtimi i policisë, në bashkëpunim”.

Amnistia penale u mbajt peng për 4 muaj. Po keqpërdoren festat fetare për mallëngjim, nga ata që para dy javësh shaheshin me libër shtëpie. Në amnisti janë një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor, që nuk përjashtohen nga amnistia. Vepra penale e korrupsionit nuk mund të përfitojë amnisti. Zyrtarët e korruptuar nuk mund të përfitojnë nga amnistia. Shumica e protestuesve ndiqen penalisht për kundërshtim të policisë në bashkëpunim dhe kjo vepër penale është jashtë amnistisë. Këto janë fakte, mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje dhe pazari i ndyrë po luhet. Mesazhi që i çohet SPAK është që ju i dënoni, ne i lirojmë. Falen ata që janë dënuar për aferën e Astirit, por nuk falen nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që ndiqen penalisht për kundërshtim të policisë në bashkëpunim. Do përfitojnë zyrtarët e Bashkisë Tiranë që shkatërruan banesat në fundin e Bulevardit të Ri, por nuk do të përfitojnë nënat dhe baballarët, që kundërshtuan policinë. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë ndodh edhe me protestuesit që ishin kundër shembjes të Teatrit Kombëtar”, u shpreh Basha.

Fjala e plotë

Të dashur qytetarë prej tre muajsh, amnistia nga e cila do të përfitojnë një numër jo i vogël qytetarësh të dënuar për vepra që nuk kanë lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, u mbajt peng. U mbajt peng, ndonëse Partia Demokratike e bëri të qartë prej fillimit që kishte vetëm dy qëndrime dhe do ta votonte këtë amnisti.

Qëndrimii parë, mos të përfitonte asnjë i korruptuar, as në hetim, as i dënaur në shkallë të parë, as i dënuar me vendim të prerë, as në vuajtje të dënimit. Dhe dy, të përfitojnë të gjithë protestuesit pa dallim dhe pa kufizi, asnjë kusht tjetër. Dhe normalisht, në qoftë se ky propozim do të vinte sot në këtë seancë do të kishte votat e Partisë Demokratike. Por ky nuk është propozimi që vjen sot para qytetarëve. Është qesharak në dhimbje përpjekja për të keqpërdorur festat e shenjta fetarederi në mallëngjim të fejesave dhe dashnive të reja të atyre që deri para dy javësh shaheshin me libër shpie. Por jo vetëm festat fetare në çdo ditë të vitit, pengesa kryesore që çdokush në këtë sallë duhet t’i njohë vetes është: po nuk mashtroi. Ndaj sot është fare e qartë për këdo që merr mundimin të shoh se çfarë po i vihet përpara të kuptojë dy fakte të thjeshta.

Fakti i parë, në këtë propozim ka një sërë veprash penale që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve, që kanë të bëjnë me korrupsionin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kanë të bëjnë me korrupsionin në tendera, kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor të cilët nuk përjashtohen nga përfitimet e kësaj amnistie qofshin këto ulje dënimi, apo ndalje dhe zerim i ndjekjes penale. Këto nuk janë imagjinatë, këto janë fakte të publikuara nga Partia Demokratike dhe të raportuara nga media jashtë kontrollit të qeverisë apo manipulimit të pazarxhinjve afër qeverisë. Këto vepra penale nuk mund të përfitojnë amnisti. Nuk mund t’i bashkëngjitet hallit të njerëzve, burrave dhe grave që me të vërtetë kanë nevojë për një gjest nga Parlamenti zyrtarë të korruptuar.

Gënjeshtra e dytë ka të bëjë me protestuesit. Është fakt i njiohur nga Partia Demokratike dhe avokatat e Partisë Demokratike në gjyqe dhe jo nga përfituesit e tyre në sofrën bujare të qeverisë të ulur këmbëkry, se shumica e protestuesve ndiqen për kundërshtim të forcave të policisë në bashkëpunim. Një vepër penale e cila parashikon dënime mbi 2 vite. Dhe siç u tha pak më parë këtu, janë jashtë parashikimit të kësaj amnistie.

Këto janë faktet. Mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje po luhet. Është e qartë se çfarë pazari i ndyrë po propozohet. Njëra palë ka hallin t’i njihet etiketa fallco, pala tjetër e kishte mundësinë për një amnisti të ndershme, ka hallin e numrit gjithmonë e në rritje zyrtarëve të korruptuar që po bien në burg apo po hetohen dhe po dënohen nga GJKKO. Po çka të bëjë kjo kur kemi vendosur një kufij. Fare e qartë: mesayhi që i çohet SPAK-ut është, ju i dënoni ne i lirojmë. Ne i lirojmë sepse kështu duam, sepse kështu përpiqemi të shpëtojmë edhe peshqit e mëdhenj. Si drejtorrët dhe zyrtarët e korruptuar, të dënuar për korrupsion, që përfitojnë në kushtet aktuale. Kjo është e vërteta, këto janë faktet dhe këto fakte janë të pakontestuara nga çdokush me dy sy në ballë, qofshin këta parlamentar, jurist, gazetarë, apo qytetarë. Të mohosh këtë, do të thotë të mashtrosh veten, sepse qytetarët nuk i mashtron dot.

Atëherë le të vijmë tek ana praktike e këtij propozimi. Do të falen e nuk do të ndiqen penalisht ata që janë dënuar, ata që po hetohen apo ata që do të hetohen për aferën e Astirit. Fallsifikimin e firmës të sekretarit të shtetit DeLauer, por nuk falin nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që përndiqen nën nenin përkatës për kundërshtim të policisë në bashkëpunim. Këto janë faktet.

Do të përfitojnë zyrtarët e korruptuar të bashkisë së Tiranës që shkatërruan banesat në fundin e bulevardit të ri, por nuk do të përfitojnë nënat, baballarët që kundërshtuan aksionin në 5 të mëngjesit me gaz lotsjellës, që i bënë t’i nxjerrin fëmijët në 5 të mëngjesit nga shtëpitë e tyre, të cilët përndiqen me nenet përkatëse të kundërshtimit ë punonjësve të policisë në bashkëpunim. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë me protestuesit e shembjes së Tëatrit Kombëtar. Do të përfitojnë drejtorë, zyrtarë, drejtorë të përgjithshëm deri në specialist të cilët kanë bërë të mundur që vullneti i korrupsionit kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit të sheshonte një monument kulture, por nuk do të përfitojnë anëtarët e shoqërisë civile, anëtarët e Partisë Demokratike të cilët protestuan dhe po përndiqen me nenin përkatës të kundërshtimit të forcave të rendit në bashkëpunim. Këto janë faktet, ky është pazari i ndyrë. I ndyrë, me yndyrën e babëzisë nga një anë dhe pafytyrsisë kronike nga ana tjetër.

Tani t’i drejtohem kolegëve në atë anë ku duhet të ulet opozita. Shikoni njëri-tjetrin në fytyrë dhe mendoni si do t’i përgjigjeni demokratëve, opozitarëve, protestuesve, mbi 700 prej tyre që përndiqen sot me një nen i cili nuk i përfiton benefitet e kësaj amnistie. Ndërkohë që po çlironi nga akuza zyrtarët e korruptuar që u bënë sebep për protestat e tyre. Nuk mbyllet sot kjo. Kjo nuk është nga ato çështjet që i vihet kapak dhe nuk harrohet as për tre ditë, as për tre javë, as për tre muaj. Kjo është një votë në ndërgjegje, një çështje më shumë se pragmatizmi politik, karakteri njerëzor. E keni fare të thjesht koleg të opozitës, nëse doni të provoni që s’keni Pazar me Edi Ramën, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Përjashtohen të gjithë kategoritë e të korruptuarve, përfitojnë të gjithë protestuesit, kaq e thjesht është.

Nëse nuk doni që zyrtarët e korruptuar të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë Demokratike. Nëse doni me të vërtetë që të gjithë protestuesit të përfitojnë, votoni amendamentin e Partisë demokratike. Në fakt është një vendim shumë i thjesht, shumë i qartë në sytë e opinionit publik, në sytë e medias, vendimi po kështu do të jetë i qartë dhe transparent. Gjithësecili prej jush në pak minuta ka mundësinë të përjashtojë nga amnistia të gjithë aktet e korrupsionit që çuan në protesta dhe të bëjë të përfitojnë të gjithë protestuesit që u ngritën kundër akteve të korrupsionit dhe në këtë mënyrë të provojë që nuk është në pazar, ose përndryshe veprat flasin vet dhe pazari është në sytë e të gjithë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat